Mbahet provimi pranues në Fakultetin e Shkencave Sociale, Rektori Bunjaku me bashkëpunëtorë vizituan Fakultetin

Mbahet provimi pranues në Fakultetin e Shkencave Sociale, Rektori Bunjaku me bashkëpunëtorë vizituan Fakultetin

Është mbajtur provimi pranues i afatit të parë në programin: Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale – Fakulteti i Shkencave Sociale pranë Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë. Për të monitoruar mbarëvajtjen e provimit dhe për t’u uruar suksese studentëve të rinj të Universitetit, Rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, së bashku me Prorektoren për Mësimdhënie dhe Çështje për Studentë, Prof. Ass. Dr. Dafina Kaçuri, dhe Prorektorin për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore, Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku, qëndruan në objektin e Fakultetit të Shkencave Sociale, ku u pritën nga Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale, stafi akademik dhe administrativ.

Rektori Bunjaku në këtë rast uroj studentët që kanë zgjedhur Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë për studiuar. Njëherit theksoi se Menaxhmenti i Universitetit dhe njësive akademike janë të përkushtuar që të garantojnë proces të drejtë, transparent dhe të bazuar në meritokraci. Ai gjithashtu, vlerësoi punën e stafit akademik dhe administrativ, që kanë bërë përgatitjet që ky proces të jetë sa më i suksesshëm. 

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, vazhdon të jetë një institucion arsimor i përkushtuar ndaj zhvillimit të studentëve, duke ofruar një mjedis social, mbështetës dhe frymëzues për arritjen e synimeve të tyre arsimore dhe profesionale.

Fotot e lajmit

tp-bottom