Fakulteti i Shkencave Sociale mban takimin e radhës me Bordin Industrial për Ndërmarrësi

Fakulteti i Shkencave Sociale mban takimin e radhës me Bordin Industrial për Ndërmarrësi

Gjakovë, 28 Maj 2025

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara, Fakulteti i Shkencave Sociale ka mbajtur takimin e radhës me Bordin Industrial për Ndërmarrësi. Me kërkesë të anëtarëve të bordit, takimi është mbajtur në formatin virtual. Temë kyçe e takimit ishin modalitetet e inicimit për programin ‘Master’ për punë sociale.

Në takim përveç anëtarëve të bordit, mori pjesë edhe Nur – Aliyya Mattos Drejtore për Programim dhe Trajnime në Peace Corps e cila shprehu gatishmërinë për të mbështetur fakultetin.

Ky takim, është pjesë e serisë së takimeve me studentë, nxënës të shkollave të mesme, bordin këshillëdhënës për ndërmarrësi dhe akterë të tjerë, me qëllim të finalizimit të raportit të fizibilitetit për programin aktual Bachelor ‘Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale’ dhe për planifikimin e programit të ri ‘Master’.

Fotot e lajmit

tp-bottom