Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Shoqatës së Verbërve Gjakova

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Shoqatës së Verbërve Gjakova

Fakulteti i Shkencave Sociale i përfaqësuar nga Prodekani Prof. Dr. Ass. Sherif Sejdiu ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e të Verbërve Gjakova, të përfaqësuar nga z. Çlirim Shabanaj. Kjo marrëveshje bashkëpunimi synon të fuqizojë partneritetin strategjik ndërmjet të dy institucioneve, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim profesional dhe social.

Objektivat kryesore të marrëveshjes përfshijnë:  ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes shkëmbimit të ekspertizës dhe njohurive, përfshirjen aktive të studentëve në projekte sociale dhe komunitare, fuqizimin e shërbimeve për komunitetin, me fokus të veçantë në nevojat e personave me shikim të kufizuar, zhvillimin e praktikës profesionale të studentëve pranë shoqatës, mbështetjen në botimin e literaturës të përshtatshme për studentët me aftësi të kufizuar, dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta me karakter social dhe edukativ.

Kjo iniciativë përfaqëson vazhdimësinë e angazhimit të Fakultetit të Shkencave Sociale për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme me institucione publike, organizata jo-qeveritare dhe partnerë të tjerë nga komuniteti.

Fotot e lajmit

tp-bottom