Mbahet takimi i parë konsultativ i grupit punues për hartimin e Planit Strategjik për Barazi Gjinore në UFAGJ

Mbahet takimi i parë konsultativ i grupit punues për hartimin e Planit Strategjik për Barazi Gjinore në UFAGJ

Gjakovë, 02 shtator 2025

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë është mbajtur takimi i parë konsultativ i grupit punues për hartimin e Planit Strategjik për Barazi Gjinore. Takimin e hapi kryesuesi i grupit, Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, i cili prezantoi planin dinamik të punës, synimet, afatet kohore dhe detyrat e anëtarëve.

Përbërja e grupit punues: Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi – kryesues, Prof. Ass. Dr. Hasime Terziqi – anëtare, Nita Sina Pruthi – anëtare, Ass. Mirlinda Jasiqi – anëtare, Mirlinda Sada (Medica Gjakovë) – anëtare, Bujar Nura – anëtar dhe Arizona Syla – studente, anëtare.

Plani Strategjik për Barazi Gjinore në UFAGJ synon të promovojë dhe të forcojë vlerat e barazisë gjinore, duke u harmonizuar me Statutin e Universitetit dhe kornizën ligjore të Republikës së Kosovës.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom