Fakulteti i Shkencave Sociale zhvillon takim pune për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të AKA-së

Fakulteti i Shkencave Sociale zhvillon takim pune për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të AKA-së

Gjakovë, 30 korrik 2026

Fakulteti i Shkencave Sociale organizoi sot një takim pune me pjesëmarrjen e stafit akademik, përfaqësuesve të administratës dhe studentëve, me qëllim të shqyrtimit të progresit të arritur në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AKA) për programin e studimit “Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale”.

Takimi u përqendrua në analizimin e masave të ndërmarra deri më tani, identifikimin e aktiviteteve të realizuara dhe planifikimin e hapave të mëtejshëm për përmbushjen e plotë të rekomandimeve të ekspertëve të akreditimit. Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e monitorimit të vazhdueshëm të procesit të zbatimit, si dhe e dokumentimit të rezultateve përmes hartimit të raportit të progresit.

Pjesëmarrësit ritheksuan përkushtimin e Fakultetit për avancimin e cilësisë në mësimdhënie, përmirësimin e vazhdueshëm të programit të studimit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet stafit akademik, studentëve, administratës dhe akterëve të jashtëm institucionalë.

Ky takim është pjesë e aktiviteteve të rregullta të Fakultetit në kuadër të sistemit të sigurimit të cilësisë dhe angazhimit për përmbushjen e standardeve të akreditimit, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm institucional dhe në realizimin e objektivave strategjike të Fakultetit.

Fotot e lajmit

tp-bottom