Bashkëpunimi në mes Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Drejtorisë së Arsimit në komunën e Gjakovës

Bashkëpunimi në mes Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Drejtorisë së Arsimit në komunën e Gjakovës

Më 27 shkurt 2024, Rektori i Universitetit ‘’Fehmi Agani’’ në Gjakovë, Prof, Ass.Dr. Drilon Bunjaku, i shoqëruar nga Koordinatorja e Qendrës Didaktike për Ekselencë në Mësimdhënie Prof. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu, morën pjesë në një takim në Drejtorinë e Arsimit në Gjakovë. Ata u pritën nga Drejtoresha Znj. Eranda Kumnova-Baçi.

Në këtë takim u diskutuan shumë tema, të cilat kishin të bënin me sektorin e arsimit në komunën tonë. Diskutimi përfshiu trajnimet dhe mundësitë për zhvillim profesional të ofruara nga Qendra Didaktike për Ekselencë dhe Mësimdhënie. Për më tepër, përfaqësuesit e UFAGJ-së ndanë se Bordi ynë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë i ka propozuar menaxhmentit të UFAGJ-së nevojën e një programi të shkencave kompjuterike, duke parë që ka mungesë të fuqisë punëtore në këtë fushë në Kosovë dhe rajon. Përfaqësuesit e UFAGJ-së u interesuan për këndvështrimin e drejtoreshës për nevojën e programeve të tilla. Znj. Kumnova-Baçi theksoi se rreth 35%-45% e maturantëve në Gjakovë janë të interesuar të vazhdojnë shkollimin në programe të shkencave kompjuterike, duke ofruar mbështetje të mëtutjeshme për zhvillimin e një programi universitar që i përgjigjet këtyre interesave të studentëve. Kështu, zhvillimi i një programi të shkencave kompjuterike konsiderohet si një aspekt i rëndësishëm i bashkëpunimeve të mëtejshme ndërmjet UFAGj-së dhe Drejtorisë së Arsimit në Gjakovë.

 

 

tp-bottom