Mbahet ligjërata informuese mbi Komunikimin e Qasshëm me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet ligjërata informuese mbi Komunikimin e Qasshëm me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë në bashkëpunimin me Organizatën jo Qeveritare Caritas Kosova sot ka mbajtur ligjëratë informuese me temën “Komunikimi i Qasshëm” në kuadër të projektit ACTIVE 2 “Komunikimi i qasshëm drejt përfshirjes së personave të cenueshëm dhe të përjashtuar në Ballkanin Perëndimor”.

Ligjërata është zhvilluar nga ligjëruesja MSc. Blerina Vehbiu me pjesëmarrje aktive të studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale, të cilët patën mundësinë të njihen më afër me: konceptet bazë, parimet dhe standardet e Gjuhës së Lehtë dhe të Qasshme, si dhe Leximin e Lehtë dhe rëndësinë e tyre në përfshirjen e grupeve të margjinalizuara në shoqëri. Përveç pjesës teorike, ligjërata ka përfshirë edhe ushtrime praktike ku studentët punuan në grupe për të thjeshtuar tekstet ekzistuese dhe për të krijuar materiale të qasshme për personat me aftësi të kufizuara dhe me probleme të ndryshme në komunikim.

Kjo ligjëratë është pjesë e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Caritas Kosova me qëllim të ndërgjegjësimit dhe edukimit të gjeneratave të reja për rëndësinë e komunikimit të qasshëm.

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom