
Fakulteti i Shkencave Sociale fillon përgatitjet për programin e nivelit ‘Master’ me matjen e perceptimeve dhe vlerësimeve të studentëve
Në kuadër të planit strategjik të Fakultetit të Shkencave Sociale është paraparë edhe inicimi i programit të nivelit ‘Master’ për të gjithë studentët. Për këtë qëllim, stafi akademik i fakultetit ka filluar përgatitjet për këtë program, duke filluar me matjen e perceptimeve dhe vlerësimeve të studentëve rreth këtij programi.
Janë zhvilluar pyetësor të strukturuar me studentët për të parë për së afërmi perceptimet dhe vlerësimet e tyre për inicimin e programit të ri. Matjet e tilla përmes instrumenteve shkencore janë pjesë e studimit të fizibilitetit për nevojat e programeve të reja, në veçanti për programin e nivelit ‘Master’ në Fakultetin e Shkencave Sociale.