Stafi akademik i Fakultetit të Shkencave Sociale prezanton ofertën e Programit ‘Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale’ para nxënësve të shkollave të mesme

Stafi akademik i Fakultetit të Shkencave Sociale prezanton ofertën e Programit ‘Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale’ para nxënësve të shkollave të mesme

Me qëllim të prezantimit sa më të mirë të programit ‘Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale’ stafi akademik ka diskutuar me nxënësit e shkollave të mesme në komunën e Gjakovës dhe të Pejës, në mënyrë që nxënësit të njihen për së afërmi me këtë program aktual, të nevojshëm dhe konform nevojave të tregut të punës.

Në anën tjetër, nxënësit e shkollave të mesme në këto komuna, kanë pasur mundësi që të parashtrojnë pyetje rreth programit, stafit akademik, infrastrukturës, mobiliteteve, mundësive për të studiuar, si dhe pyetje të tjera.

Në fund të takimeve stafi akademik shpërndau edhe broshurat e dizajnuar enkas për provimin dhe prezantimin e Fakultetit të Shkencave Sociale me programin ‘Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale’.  

Këto takime janë vazhdimësi e takimeve me studentë, nxënës, institucione publike dhe organizata jo qeveritare, me qëllim të prezantimit dhe fuqizimit të Fakultetit të Shkencave Sociale. Takimet janë zhvilluar me përkrahjen dhe miratimin e drejtorive komunale në komunën e Gjakovës dhe të Pejës, të cilat Fakulteti i falënderon.  

Fotot e lajmit

tp-bottom