Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe OJQ “Ia vlen të jetosh”

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe OJQ “Ia vlen të jetosh”

Fakulteti i Shkencave Sociale pran Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, i përfaqësuar nga Dekani Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, dhe OJQ “Ia vlen të jetosh”, e përfaqësuar nga Drejtorja e Përgjithshme znj. Valbona Kastrati, kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi me fokus të veçantë në ndërgjegjësimin social, shëndetin publik dhe mbështetjen e grave, përfshirë fushatat për kancerin e gjirit.

Ky bashkëpunim synon të lidhë dijen akademike me nevojat reale të shoqërisë, duke përfshirë studentët dhe stafin akademik në aktivitete sensibilizuese, hulumtime sociale, trajnime dhe praktika profesionale që kontribuojnë në rritjen e vetëdijesimit për parandalimin dhe mbështetjen psiko-sociale të grave të prekura nga kanceri i gjirit.

Marrëveshja parasheh gjithashtu edhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si: fushata ndërgjegjësuese, ligjërata të hapura, seminare, si dhe përfshirjen aktive të studentëve në praktika dhe projekte sociale në kuadër të OJQ “Ia vlen të jetosh”. Koordinimi i kësaj marrëveshje është realizuar nga studentja Elda Gacaferri, si pjesë e angazhimit studentor.

Palët e vlerësuan këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të rolit të universitetit dhe bashkëpunimit me shoqërinë civile në promovimin e shëndetit, solidaritetit dhe përgjegjësisë sociale në komunitet.

Fotot e lajmit

tp-bottom