Përfundon procesi i rishikimit të Rregullores për Sigurimin e Cilësisë dhe Vlerësimit në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë
Gjakovë, 24.12.2025
Grupi punues i emëruar nga Senati i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Sigurimin e Cilësisë dhe Vlerësimit, ka zhvilluar takimin final me qëllim të përmbylljes së këtij procesi të rëndësishëm institucional.
Ky takim ishte vazhdim i takimit të mbajtur më datën 22.12.2025, pas përfundimit të periudhës së diskutimit publik, gjatë së cilës rregullorja ishte e hapur për komente, sugjerime dhe rekomandimet nga palët e interesuara.
Kryesuesi i Grupit Punues, Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, prezantoi para anëtarëve të grupit komentet dhe propozimet e pranuara gjatë diskutimit publik. Takimi vijoi me shqyrtimin e detajuar të secilës pikë, diskutimin konstruktiv dhe adresimin e rekomandimeve relevante, të cilat në fund u finalizuan dhe u integruan në versionin përfundimtar të rregullores.
Rishikimi dhe përditësimi i kësaj rregulloreje dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë për ngritjen dhe përmirësimin e mekanizmave të brendshëm të sigurimit të cilësisë, si dhe për përshtatjen me standardet e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).