Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Zyrës Rajonale të Punësimit në Gjakovë

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Zyrës Rajonale të Punësimit në Gjakovë

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Zyrës Rajonale të Punësimit në Gjakovë

Fakulteti i Shkencave Sociale, në kuadër të Universiteti “Fehmi Agani”, ka nënshkruar sot një Marrëveshje Bashkëpunimi me Zyra Rajonale e Punësimit.

Marrëveshja u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, dhe Drejtori i Zyrës Rajonale të Punësimit, z. Kujtim Dula, ndërsa në takim ishte i pranishëm edhe Prodekani, Prof. Asoc. Dr. Sherif Sejdiu.

Ky bashkëpunim synon fuqizimin e lidhjes ndërmjet aspektit teorike dhe nevojave reale të tregut të punës, duke krijuar mundësi konkrete për studentët dhe stafin akademik. Marrëveshja përfshin angazhimin në aktivitete sensibilizuese, realizimin e hulumtimeve sociale, organizimin e trajnimeve, zhvillimin e praktikave profesionale për studentët, si dhe koordinimin lidhur me çështjet e punësimit të tyre.

 

Gjithashtu, parashihet organizimi i aktiviteteve të përbashkëta, si fushata ndërgjegjësuese me fokus në çështje sociale, ligjërata të hapura, seminare dhe përfshirja aktive e studentëve në projekte dhe iniciativa të tjera sociale.

 

Palët e vlerësuan këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të rolit të universitetit në shoqëri dhe thellimit të bashkëpunimit me institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom