Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare Studentore për Punën Sociale dhe Migrimin

Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare Studentore për Punën Sociale dhe Migrimin

Gjakovë, 12 mars 2026

Në kuadër të projektit WB-Edu4Migration dhe me qëllim të shënimit të Muajit të Punës Sociale (mars), organizohet Konferenca Ndërkombëtare Studentore “Social Work and Migration”, në bashkëpunim me institucionet partnere të projektit.

Kjo konferencë synon të mbledhë studentë nga institucione të ndryshme të arsimit të lartë për të diskutuar dhe shkëmbyer ide rreth sfidave, përvojave dhe praktikave inovative në fushën e punës sociale dhe migracionit. Konferenca do të mbahet me datë 26-27 mars 2026 dhe do të zhvillohet në formatin hibrid, duke u mundësuar studentëve të marrin pjesë: fizikisht ose online. 

Ftohen të gjithë studentët e interesuar që të marrin pjesë në këtë konferencë dhe të kontribuojnë në diskutimet akademike mbi një nga temat më aktuale sociale në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Profesorët inkurajohen që ta shpërndajnë këtë njoftim te studentët e tyre dhe, brenda mundësive, të mbështesin pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet. Pjesëmarrja është e hapur për studentë nga institucione të ndryshme dhe ofron një mundësi të mirë për rrjetëzim akademik, shkëmbim përvojash dhe zhvillim profesional.

Për më gjerësisht, mund të shiheni thirrjen e bashkangjitur!

Call for abstracts

 

tp-bottom