Prodekani Prof. Asoc. Dr. Sherif Sejdiu dhe Studentët e FSHS-së vizitojnë Shoqatën e të Verbërve Jakova në Gjakovë
Prof. Asoc. Dr. Sherif Sejdiu, Prodekan i Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, bashkë me studentët e vitit të parë, realizuan një vizitë studimore në Shoqatën e të Verbërve Jakova në Gjakovë.
Studentët dhe profesori dorëzuan pako me veshmbathje si donacion për anëtarët e shoqatës, si shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për komunitetin e personave me dëmtim të shikimit.
Vizita kishte për qëllim ndërgjegjësimin e studentëve për rëndësinë e solidaritetit, përfshirjes sociale dhe mbështetjes së grupeve në nevojë.