Fakulteti i Shkencave Sociale në bashkëpunim me OJQ "Concordia" mbajti Sesion Informues me Studentët

Fakulteti i Shkencave Sociale në bashkëpunim me OJQ "Concordia" mbajti Sesion Informues me Studentët

Gjakovë, 16 Mars 2026

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, në bashkëpunim me OJQ "Concordia", organizoi një sesion informues me studentët — një nismë e cila vlerëson rolin dhe rëndësinë e punës sociale në shoqëri.

Fjala hyrëse e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale theksoi rolin vendimtar të punës sociale, avokimin për të drejtat e njeriut, si dhe misionin që kanë studentët në ofrimin e shërbimeve sociale ndaj komunitetit.

Profesori universitar Prof. Dr. Behxhet Gaxhiqi përshëndeti këtë iniciativë, duke nënvizuar se sesionet e tilla informuese shërbejnë si urë lidhëse ndërmjet stafit akademik dhe ekspertëve të fushës, duke u mundësuar studentëve njohuri më të thella në kontekstin e punës sociale.

Punonjësit socialë të OJQ "Concordia": Argenita Mijalica, Dorentina Berisha, Krenar Mustafa, Eros Bakija, Drenusha Kuqi folën rreth misionit të organizatës në komunat e Prizrenit dhe Gjakovës, bashkëpunimit me Qendrat për Punë Sociale, koordinimit dhe referimit të rasteve, si dhe mundësisë së praktikës profesionale për studentët e Fakultetit.

Ky bashkëpunim është fryt i marrëveshjeve të nënshkruara me institucione publike dhe organizata joqeveritare, si dhe rekomandim i AKA-s.

Fotot e lajmit

tp-bottom