Mbahet mbledhja e Komisionit për Sigurimin e Cilësisë në Fakultetin e Shkencave Sociale
Në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë është mbajtur mbledhja e radhës e Komisionit për Sigurimin e Cilësisë, ku u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me përmirësimin e vazhdueshëm të procesit mësimor dhe ngritjen e cilësisë akademike.
Mbledhja u zhvillua nën drejtimin e Koordinatorit të Komisionit për Sigurimin e Cilësisë, Jeton Plava, ku anëtarët e komisionit diskutuan mbi gjetjet dhe rekomandimet e dala nga vlerësimi i fundit i stafit akademik dhe lëndëve nga studentët.
Në kuadër të mbledhjes, u miratua raporti përkatës, i cili përfshin edhe rekomandimet e studentëve si një komponent kyç për avancimin e cilësisë në mësimdhënie.
Po ashtu, në këtë takim u shqyrtua raporti i progresit lidhur me zbatimin e planit të veprimit për implementimin e rekomandimeve të Komisionit të Cilësisë.
Fakulteti i Shkencave Sociale mbetet i përkushtuar ndaj zhvillimit të standardeve të larta akademike dhe përfshirjes aktive të studentëve në proceset vendimmarrëse dhe vlerësuese, të cilat janë pjesë e rëndësishme e rekomandimeve nga AKA.