Ceremonia e hapjes së Konferencës Ndërkombëtare Shkencore “Drejt një Shoqërie Inteligjente: Sfida dhe Mundësi”
Me një atmosferë solemne dhe pjesëmarrje të gjerë të komunitetit akademik vendor dhe ndërkombëtar, në ambientet e Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë nisi konferenca ndërkombëtare shkencore “Drejt një Shoqërie Inteligjente: Sfida dhe Mundësi”, e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale në bashkëpunim me Instituti Shqiptar i Sociologjisë (AIS) dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.
Ceremonia hapëse mblodhi studiues, profesorë universitarë, përfaqësues institucionesh akademike dhe pjesëmarrës nga shumë vende të botës, duke e shndërruar këtë aktivitet në një hapësirë të rëndësishme të dialogut shkencor dhe bashkëpunimit akademik ndërkombëtar.
Në fjalët përshëndetëse u theksua rëndësia e organizimeve shkencore ndërkombëtare në avancimin e dijes, fuqizimin e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe krijimin e urave të reja të bashkëpunimit ndërmjet studiuesve dhe institucioneve akademike.
Konferenca po zhvillohet në një atmosferë profesionale, bashkëpunuese dhe frymëzuese, duke dëshmuar përkushtimin institucional ndaj promovimit të shkencës, kërkimit akademik dhe ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë.