Studentët e UFAGJ-së trajnohen për përdorimin etik të GenAI dhe Inteligjencës Artificiale në universitet

Studentët e UFAGJ-së trajnohen për përdorimin etik të GenAI dhe Inteligjencës Artificiale në universitet

Gjakovë, 25.05.2026

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë u mbajt punëtoria me temë “Inteligjenca Artificiale dhe përdorimi etik në universitet”, dedikuar studentëve të UFAGJ-së, me fokus në njohjen dhe përdorimin praktik të teknologjive bashkëkohore të Inteligjencës Artificiale.

Punëtoria u organizua nga UFAGJ, respekivisht Qendra Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie, në bashkëpunim me Shoqatën e Intelektualëve “Jakova”, ndërsa u mbajt nga eksperti i zhvillimit të teknologjisë, z. Yll Ferizi.

Gjatë punëtorisë, studentët patën mundësinë të njihen më nga afër me zhvillimet më të reja në fushën e Inteligjencës Artificiale, përfshirë ChatGPT-në, gjenerimin e imazheve, krijimin e videove me AI, si dhe ndikimin e këtyre teknologjive në arsimin e lartë dhe në tregun e punës.

Në kuadër të aktivitetit u trajtuan disa tema kyçe, si:

  • Bazat e AI, GenAI dhe Agentic AI;
  • Të mësuarit me ndihmën e Inteligjencës Artificiale;
  • Etika dhe privatësia në përdorimin e AI;
  • Prompt Engineering – formulimi efektiv i udhëzimeve;
  • Veglat AI si ChatGPT, Gemini, NotebookLM, Perplexity dhe platforma të tjera;
  • Krijimi i tekstit, imazheve, zërit dhe videove përmes AI.

Studentët shfaqën interesim të lartë për temat e trajtuara dhe u përfshinë aktivisht në bashkëbisedim, duke diskutuar mbi mënyrat se si këto vegla mund të përdoren në mënyrë të përgjegjshme, kreative dhe efektive në procesin e të mësuarit, kërkimit dhe zhvillimit profesional.

Ky aktivitet dëshmon përkushtimin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë për të nxitur kulturën e inovacionit, zhvillimin e kompetencave digjitale dhe përdorimin etik të teknologjive të reja në mjedisin universitar.

Përmes aktiviteteve të tilla, UFAGJ synon të përgatisë studentët për sfidat dhe mundësitë e së ardhmes, duke i afruar ata me trendet më të fundit të teknologjisë dhe me praktikat bashkëkohore të arsimit dhe punës.

Fotot e lajmit

tp-bottom