Komisioni i Studimeve zhvilloi takimin në formën hibride për procesin e ri-akreditimit të Fakultetit të Shkencave Sociale

Komisioni i Studimeve zhvilloi takimin në formën hibride për procesin e ri-akreditimit të Fakultetit të Shkencave Sociale

Gjakovë 07 Korrik, 2026

Komisioni i Studimeve sot mbajti një takim në formë hibride për të diskutuar rreth procesit të ri-akreditimit të Fakultetit të Shkencave Sociale. Gjatë takimit u shqyrtuan propozimet për procesin e ri-akreditimit të programit “Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale”, si dhe propozimet për procesin e aplikimit të një programi të ri të studimeve në nivelin Master.

Ky takim është pjesë e një serie takimesh të organizuara në kuadër të përgatitjeve për aplikimin për ri-akreditim, me qëllim të mbledhjes së kontributeve dhe inputeve sa më të rëndësishme nga komisionet dhe akterët përkatës. Po ashtu, në këto diskutime po trajtohen edhe rekomandimet e dhëna nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), me synim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së programeve të studimit dhe përmbushjen e standardeve të akreditimit.

Diskutimet u fokusuan në hapat e nevojshëm për përgatitjen dhe avancimin e këtyre proceseve në përputhje me standardet e cilësisë.

Fotot e lajmit

tp-bottom