Mesazhi i dekanit

Mirësevini në web-faqen e Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin "Fehmi Agani".

Si dekan, kam privilegjin dhe nderin të udhëheq Fakultetetin e Shkencave Sociale, të fokusuar qe të ofrojmë cilësine me të lartë të arsimit për të siguruar që të gjithë studentët dhe të diplomuarit janë të aftë të kontribuojnë në fushën e tyre dhe si rrjedhojë të forcojnë komunitetet ku ata jetojnë dhe punojnë.

Fakulteti I Shkencave Sociale me programin Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale, do të përmbushë një nga detyrimet e arsimit të lartë në Kosovë, e që është përgatitja e studenteve në ofrimin e përkujdesjes dhe  shërbimeve sociale. Në vitet e ardhshme do tȅ vazhdojmë me programe të tjera, të cilat kanë për bazë mbështetjen e kuadrove për nevojat e tregut te punës ne Kosove dhe me gjere.

Themelimi i Fakultetit te Shkencave Sociale  respektivisht programit “Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale” bazohet në këto arsye të rëndësishme:

- Egzistenca e Universitetit I cili me krenari mban emrin e  profesorit dhe sociologut te cmuar  Fehmi Agani  pa pasur nje fakultet të shkencave sociale do të ishte e pakuptimt. Prandaj , është privilegji ynë që të kontribuojmë në krijimin e gjeneratave të reja të sociologëve në hapat e prof. Fehmi Aganit.

- Nevoja e madhe e kërkesave të shoqërisë. Është një Fakultet  që ngërthen në vetë edukimin dhe kujdesin ndaj grupeve të fëmijëve të rriturve të moshuarve, grupeve të margjinalizuera nga shoqëria, orientimin dhe përcjelljen e zhvillimit të tyre, socializmin dhe risocializimin e tyre në shoqëri.

- Mungesa e kuadrit profesional ka bërë që Kosova në një përudhë të gjatë 20 vite ka pasur mungesë të kuadrove profesional akademik për hapjen e programeve te tilla, si ç’ështe kujdesi dhe mirëqenia sociale, ku kërkesat nga shoqëria ishin dhe janë në rritje.

- Fakulteti i Shkencave sociale është mjaft i veçantë  dhe i domosdoshëm sot në Kosovë, pasi kërkesat për një program të tillë janë të domosdoshme për të gjitha nivelet dhe grup moshat e shoqërisë sot në Kosovë.


Ju ftoj që të vazhdoni eksplorimin në web- faqen tonë për t’u informuar rreth Fakultetit të  Shkencave Sociale, rreth programit tonë, rreth stafit akademik dhe behuni pjesë e jona!

tp-bottom