Njoftim!
Njoftohen studentët dhe stafi akademik i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë se Kryediplomatja e vendit Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Shkëlqesia e Saj zj. Donika Gërvalla do ta viziton Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. Në kuadër të vizitave brenda vendit, ajo do të takohet me menaxhmentin e UFAGJ-së dhe me studentët ku do të ketë një bashkëbisedim me temë: “Kosova: Sfidat, mundësitë dhe vizioni për të ardhmen”.
Data: 15 Mars, 2024
Ora: 11:00
Vendi: Amfiteatri i Fakultetit të Shkencave Sociale
Ju mirëpresim!