Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Terre des hommes Lausanne në Kosovë

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Terre des hommes Lausanne në Kosovë

Fakulteti i Shkencave Sociale i përfaqësuar nga Dekani Prof. Dr. Ass. Ferdi Kamberi ka nënshkruar sot marrëveshje të bashkëpunimit me Terre des hommes Lausanne në Kosovë, të përfaqësuar nga z. Pajtim Zeqiri Shef i Zyrës së TDH-së në Kosovë.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi fuqizon më tej partneritetin ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Organizatave të Shoqërisë Civile, e cila ka për qëllim angazhimin e përbashkët për implementimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, drejtësisë për të mitur, si dhe migrimit dhe anti-trafikimit me qenie.

Më tej, nisma bashkëpunuese synon: mbështetjen e ndërsjellë për realizimin e aktiviteteve të cilat shpijnë në zhvillimin e shkencave sociale dhe humane, mundësojnë shkëmbimin e përvojave, botimeve akademike, teksteve të realizuara nga anëtarë të stafit akademik dhe bashkëpunëtorët shkencorë të tyre, vënien në dispozicion të literaturës shkencore për stafin akademik dhe bashkëpunëtorët shkencorë të organizatës partnere për qëllime të aktiviteteve me interes të përbashkët dhe për studentët, pastaj shkëmbimin e kuadrove dhe studiuesve për kërkim, informim, ligjërim – Alumni, studim dhe aplikim në projekte të përbashkëta. Gjithashtu, marrëveshja parasheh edhe zhvillimin e praktikës së studentëve në organizatën e Terre des hommes në Prishtinë apo në qytetet ku operon organizata, krijimin e një rrjeti të gjerë komunikimi, si dhe organizimin e përbashkët të konferencave shkencore, simpoziumeve, forumeve akademike, seminareve, leksioneve të hapura apo trajnimeve.

Marrëveshja e bashkëpunimit, është vazhdimësi e bashkëpunimeve të Fakultetit të Shkencave Sociale me institucione publike, organizata jo qeveritare dhe partnerë të tjerë.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom