Profesori i Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi nderohet me çmimin e Ekselencës  ‘Fehmi Agani’

Profesori i Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi nderohet me çmimin e Ekselencës ‘Fehmi Agani’

Në kuadër të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare ‘Puna sociale, edukimi dhe inovacioni në shkencat sociale’ të organizuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale dhe i Edukimit, Komisioni i Vlerësimit të Kontributeve Akademike (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Diasporë) nderon me ÇMIMIN E EKSELENCËS  “FEHMI AGANI” [Fehmi Agani Award for Excellence in Research and Practice] pedagogun dhe studiuesin prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi – Fakulteti i Shkencave Sociale – Universiteti ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë, Kosovë.

Komisioni i Vlerësimit të Kontributeve Akademike Kryetari: Prof. Dr. Servet PELLUMBI

Sekretari shkencor: Prof. Dr. Lekë SOKOLI

Çmimi ka një peshë të madhe dhe vendimi merret nga Komisioni i Vlerësimit të Kontributeve Akademike, i përbërë nga 21 studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora dhe si çmim ndahet personaliteteve të cilët kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në sferën kombëtare, shkencore/akademike, sociale, kulturore dhe ndërkombëtare. 

 

--

Fotot e lajmit

tp-bottom