Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale organizojnë aktivitet për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punës Sociale
Gjakovë, 24 mars 2026
Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë organizuar aktivitet për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punës Sociale. Në fjalën hyrëse Kryesuesja e Këshillit Drejtues znj Majlinda Haxhikadrija Ramadani foli për rolin dhe rëndësinë që ka Fakulteti i Shkencave Sociale, përderisa Dekani i Fakultetit prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, nënvizoi misionin e punës sociale dhe kontributin e punonjësve social gjatë sfidave globale.
Në këtë aktivitet morën pjesë znj. Jozefina Osmani – udhëheqëse e Qendrës për Punë Sociale në Gjakovë dhe znj. Fllanza Bakija Lama – Sekretare pran Kryqit të Kuq në Gjakovë, të cilat ndanë përvojat nga puna e tyre dhe folën për rëndësinë e profesionit të punës sociale në praktikë, bashkëpunimin me Fakultetin e Shkencave Sociale, si dhe për misionin e punës sociale.
Gjatë aktivitetit u prezantua një përmbledhje e aktiviteteve të Fakultetit të Shkencave Sociale që ka organizuar ndër vite për këtë ditë nga studentja Era Sylmetaj, duke treguar angazhimin e vazhdueshëm në këtë fushë. Përderisa, i tërë aktiviteti u moderua nga studentja Blerina Rrustemi.
Një pjesë e veçantë ishte “Pema e kujtimeve”, ku secili pjesëmarrës shënoi emrin e tij si një shenjë kujtimi për këtë ditë. Kjo e bëri aktivitetin më të veçantë dhe njëkohësisht na mësoi që të rikujtojmë rëndësinë e profesionit të punës sociale në jetën e përditshme.
Ky aktivitet është organizuar nga studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, respektivisht nga studentët: Elda Gacaferri, Amrbona Lajqi, Zana Zherka, Altrina Halilaj, Erjon Pozhegu dhe Edon Hajdari.
Aktiviteti u përmbyll me shpërndarjen e mirënjohjeve për akterë që kanë kontribuar dhe bashkëpunuar në avancimin e fakultetit, duke e bërë përmbylljen edhe më domethënëse. Mirënjohjet iu ndan për: Jozefina Osmani, Fllanza Bakija Lama, Majlinda Haxhikadrija Ramadani, prof. Asoc. Dr. Sherif Sejdiu dhe për studenten e dalluar Nora Morina.