Stafi akademik i Fakultetit të Shkencave Sociale prezanton programin “Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale” para nxënësve të shkollave të mesme në Gjakovë
Gjakovë 7–12 Maj 2026
Stafi akademik i Fakultetit të Shkencave Sociale, së bashku me studentët dhe zyrtarët e administratës, gjatë datave 7–12 maj 2026 ka realizuar takime informuese me nxënësit e shkollave të mesme në komunën e Gjakovës, me fokus promovimin e programit studimor “Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale”.
Gjatë këtyre takimeve, nxënësit u njohën më nga afër me programin, mundësitë akademike dhe profesionale që ai ofron, si dhe me perspektivën e punësimit pas diplomimit. Interesimi i nxënësve ishte i madh, ndërsa ata parashtruan pyetje lidhur me planprogramin, stafin akademik, praktikat profesionale, mobilitetin studentor dhe infrastrukturën e fakultetit.
Programi “Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale” u prezantua si një program bashkëkohor, i orientuar drejt përgatitjes së profesionistëve në fushën e shërbimeve dhe mirëqenies sociale.
Në fund të takimeve, nxënësve iu shpërndanë broshura informuese për Fakultetin e Shkencave Sociale dhe programin studimor. Këto aktivitete janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të fakultetit për promovimin dhe fuqizimin e rolit të tij në shoqëri, me përkrahjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjakovë dhe drejtorëve të shkollave të mesme.