Mbahet provimi pranues për studentët e rinj në Fakultetin e Shkencave Sociale për vitin akademik 2026/2027

Mbahet provimi pranues për studentët e rinj në Fakultetin e Shkencave Sociale për vitin akademik 2026/2027

Gjakovë, 20 Korrik 2026

Në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë sot u mbajt provimi pranues për kandidatët e interesuar në programin e studimit “Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale” për vitin akademik 2026/2027.

Kandidatët u mirëpritën nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, i cili u uroi suksese në fillimin e rrugëtimit të tyre akademik dhe theksoi rëndësinë e përgatitjes së profesionistëve të rinj në fushën e kujdesit dhe mirëqenies sociale.

I pranishëm ishte edhe Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, i cili falënderoi kandidatët për besimin ndaj universitetit dhe vlerësoi rëndësinë e këtij programi në përgatitjen e profesionistëve që do të kontribuojnë në zhvillimin e shërbimeve sociale dhe mirëqenien e komunitetit.

Provimi pranues u zhvillua me angazhimin e stafit akademik, administrativ dhe angazhimin e studentëve, duke siguruar një proces profesional, korrekt dhe transparent.

Fakulteti i Shkencave Sociale u uron të gjithë kandidatëve suksese në procesin e pranimit dhe në rrugëtimin e tyre akademik e profesional.

tp-bottom