Këshilli për Shkencë

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë përkushtohet për krijimin e kushteve të përshtatshme për kërkime shkencore dhe veprimtari hulumtuese për të ndihmuar stafin akademik që të arrijë rezultatet konkurruese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Andaj, për qëllim të arritjes së kërkimeve shkencore dhe punës hulumtuese në përputhje me obligimet që dalin nga dokumentet strategjike të UFAGJ-së , veprimatria kërkimore-shkencore organiziohet prej aktereve të ndryshëm të UFAGJ-së.

Këshilli për Shkencë si pjesë shumë e rëndësishme e realizimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore, i themeluar me vendim të Senatit, është përgjegjës për shqyrtimin dhe vlerësimin e dokumentacionit e kandidatëve për mbështetje financiare për publikim të punimeve shkencore në revista ndërkombëtare sipas rregullores për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore. Poashtu, shqyrton edhe bën vlerësimin e dokumentacionit të kandidatëve për mbështetje financiare për pjesëmarrje në konferenca shkencore ndërkombëtare, kongreseve dhe simpoziume shkencore ndërkombëtare sipas rregullores për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore. Njëherit, bën përzgjedhjen e fituesit të çmimit "Hulumtuesi i vitit".

Këshilli për Shkencë i Universitetit përbëhet nga:

- Prorektori për hulumtime dhe kërkime shkencore;

- Koordinatori për Kërkime Shkencore dhe Menaxhimin e projekteve;

- Nga një përfaqësues nga stafi akademik për secilën njësi akademike

- Një përfaqësues nga administrata (i propozuar nga Rektori në konsultim me Sekretarin e Universitetit);

- Një përfaqësues i Zyrës për Sigurim të cilësisë (ex –officio, pa të drejtë vote).

Puna kërkimore-shkencore e fakulteteve është prioritet për zhvillimin e universitetit në të ardhmen, ku rëndësi e veçantë do t’i kushtohet rritjes së numrit të publikimeve në revista shkencore ndërkombëtare, aftësimit të personelit për hartimin e projekt-propozimeve për punë kërkimore dhe për lidhjen e partneritetit me institucionet tjera, rritjes së bashkëpunimit institucional ndërkombëtar në fushën e kërkimeve.  

Në bazë të rregullores për veprimtarinë kërkimore-shkencore stafi akademik i universitetit është i obliguar të bëjë kërkime shkencore dhe punë hulumtuese në përputhje me aftësitë e tyre profesionale dhe obligimet që dalin nga dokumentet strategjike të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Anëtarët:

Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku, Prorektor për hulumtime dhe kërkime shkencore , kryesues

Prof. Asoc. Dr. Ilmi Hoxha, profesor, anëtar;

Prof. Ass. Dr. Shemsi Haziri, profesor, anëtar;

Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, profesor, anëtar;

Ass. Rilind Obertinca, asistent, anëtar;

Abedin sadrija, udhëheqës i Zyrës për Çështje akademike, anëtar

Daut Islami, përfaqësues i Zyrës për Sigurimin e cilësisë (ex - officio,pa të drejtë vote)

 

Rregullore për Veprimtarinë Kërkimore - Shkencore

Deklarata nën betim

Formulari për Përkrahje Financiare të Publikimit Shkencor

Formulari për Përkrahje Financiare të Pjesëmarrjes në Konferencë/ Kongres/ Simpoziume

Kodi i Sjelljes Kërkimore dhe Etika e Kërkimit

Vendim

Vendim për themelimin e Këshillit për Shkencë 2023

Vendim për aprovimin e financimit të punimeve shkencore - 09.12.2020

 

Vendim për publikime shkencore - 15.02.2024

Vendim për publikime shkencore - 15.02.2024

Vendim për publikime shkencore - 07.06.2023

Vendim për publikime shkencore të vitit 2023 - 02.06.2023

Vendim për publikime shkencore të vitit 2022 - 02.06.2023

Vendim për publikime shkencore - 08.11.2022

 

tp-bottom