Studentët e Fakultetit të Shkencave sociale organizojnë ligjëratë dhe ekspozitë kushtuar ‘16 Ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore dhe në familje’

Studentët e Fakultetit të Shkencave sociale organizojnë ligjëratë dhe ekspozitë kushtuar ‘16 Ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore dhe në familje’

Me rastin e fushatës ‘16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore dhe në familje’, studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale në kuadër të Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë kanë organizuar ligjëratë të hapur, kanë hartuar dhe shpërndarë broshurën dhe kanë hapur ekspozitë kushtuar kësaj ngjarjeje.

Të pranishëm në ligjëratë ishin: Prorektori për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore, Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, anëtarë të Këshillit Drejtues, profesorë të njësive akademike, sekretarja e përgjithshme e UFAGJ-së, studentë, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile dhe media.

Në kuadër të panelit ligjëruan: Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, njëherit dekan në këtë fakultet i cili u fokusua më shumë në sfondin social të dhunës në baza gjinore, shkaqet dhe pasojat, si dhe modelet e programeve për parandalimin dhe minimizimin e këtij problemi. Pjesë e panelit ishte edhe Dr. Sc. Bekim Avdiu i cili u fokusua më tepër rreth kornizës ligjore në Kosovë lidhur me dhunën në baza gjinore, konventat ndërkombëtare, roli i policisë së Kosovës dhe të dhënat për vitet e fundit sa i përket këtij fenomeni. Në kuadër të penalit ishte edhe znj. Safete Gacaferi, njëherit drejtoreshë ekzekutive në organizatën e shoqërisë civile Shoqata e Gruas ‘Jeta’ e cila foli më tepër rreth rolit të shoqërisë civile, ngritjes së vetëdijes së përgjithshme shoqërore dhe për punën e tyre si organizatë në avokim.

Pas përfundimit të ligjëratës, në hollin e Fakultetit u organizua edhe ekspozita me punimet e studentëve për dhunën në baza gjinore dhe në familje dhe në fund e tëra kjo u përmbyllë me një koktej rasti.

Ky organizim është vazhdimësi e organizimeve tjera nga studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale në bashkëpunim me stafin akademik.

Fotot e lajmit

tp-bottom