Studentët e Fakultetit të Mjekësisë marrin pjesë në trajnimin mbi “Kujdesin Paliativ dhe në fund të jetës” i mbajtur në Ghent të Belgjikës

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë marrin pjesë në trajnimin mbi “Kujdesin Paliativ dhe në fund të jetës” i mbajtur në Ghent të Belgjikës

Në Ghent të Belgjikës, nën organizimin e ‘’Artevelde University of Applied Sciences’’, nga data 27.01.2024 deri 03.02.2024, është mbajtur trajnimi në nivel global nga fusha e Kujdesit Paliativ IPPE.

Në këtë trajnim, përveç pjesëmarrësve nga shtetet e ndryshme të Europës, SHBA dhe Afrika, nga Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë, kanë marrë pjesë katër studentë nga Fakulteti i Mjeksësisë, drejtimi Infermieri, Arbnore Kuqi,Dhurata Hakaj,Getoar Selmonaj nga viti i 3-të i studimeve dhe Ardiana Halilaj nga viti i 2-të.

Qëllimi kryesor i trajnimit mbi “Kujdesin Paliativ dhe në fund të jetës” ka qenë t'u japë studentëve mundësinë për të bashkëpunuar në ekipe ndërkombëtare, ndërkulturore dhe ndërdisiplinore për kujdesin ndaj klientëve në pjesën e fundit të jetës së tyre (kujdes paliativ).

Përmbledhja e trajnimit është përbërë nga tema të ndryshme si; komunikimi, kontrolli i dhimbjes dhe simptomave, kujdesi plotësues, dhimbja shpirtërore dhe ekzistenciale, aspektet etike dhe vendimet mjekësore për fundin e jetës, eutanazinë, kujdesin paliativ dhe të drejtat e pacientëve.

Fotot e lajmit

tp-bottom