Mbahet konferenca përmbyllëse e Projektit STAND

Mbahet konferenca përmbyllëse e Projektit STAND

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass,Dr. Drilon Bunjaku, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme MSc. Linda Dula Halilabazi, Udhëheqësen e Financave Znj. Rina Rudi Xhiha dhe zyrtarët Arta Kaqi dhe Arianit Kupa, morën pjesë në Konferencën përmbyllëse të Projektit STAND, si projekti më i madh strukturor i financuar nga ERASMUS +, e cila u mbajt në IBCM në Mitrovicë.

Në këtë konferencë, në të cilën morën pjesë përfaqësues të Universiteteve partnere në Kosovë e rajon, përfaqësues të MASHTI, ambasadorë dhe zyrtarë të tjerë.

Aty, u diskutuan të arriturat e projektit, vlerësimet e ekspertëve dhe aktivitetet që kanë pasur të bëjnë kryesisht me autonominë financiare, transparencën dhe llogaridhënien e Universiteteve, si sfidë më vete për universitetet e Kosovës dhe rajonit, po ashtu lidhja ndërmjet ministrive përkatëse dhe universiteteve për nxitjen e implementimit dhe qëndrueshmërisë  së autonomisë së IAL-ve në Ballkanin perëndimor dhe ngritjen e kapaciteteve të stafit të IAL-ve.

Në fund u dhanë komentet për monitorimin e zbatimit të projektit dhe rishikimin e formave tjera për vazhdimin e projektit.

Pjesë e projektit kanë qenë 17 partnerë nga Ballkani Perëndimor dhe BE, ndër ta edhe Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Partnerët e këtij projekti:

  1. International Business College Mitrovica (Ibc-M)/Kosovo 
  2. University of Prishtina“Hasan Prishtina” /  Kosovo
  3. Gjilan Public University " Kadri Zeka" / Kosovo
  4. University Of Applied Sciences in Ferizaj / Kosovo 
  5. University of Gjakova “Fehmi Agani” / Kosovo
  6. Universiteti POLIS/(U_POLIS) / Albania
  7. University of Tirana (UT) / Albania
  8. Aleksander Moisiu University of Durres (UAMD) /Albania
  9. University of Montenegro (UM) / Montenegro
  10. Ministry Of Education, Science And Technology (MEST) /Kosovo
  11. Ministry of Education, Sport and Youth (MESY) / Albania
  12. Ministry of Education (MES) / Montenegro
  13. Hamburg University of Technology/ Germany
  14. University of Zagreb (UNIZG) / Croatia
  15. University of Foggia (UniFG) / Italy
  16. South East European University (SEEU) / North Macedoina
  17. European University Association (EUA)

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom