Rezultatet përfundimtare dhe njoftim rreth regjistrimit për studentët e pranuar në vitin e parë të studimeve (afati i parë) për vitin akademik 2021/2022
Programi Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale
Raporti i ankesave - nuk ka ankesa në këtë program.
Regjistrimi i kandidateve të pranuar në afatin e parë dhe fotografimi i tyre për ID kartelë, do te bëhet sipas orarit:
Fakulteti i Shkencave Sociale me datë 10.09.2021 (në lokalet e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë - ish Normalja, te konviktet)
- Programi Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale në ora 09:00 - 15:00
Kandidatet e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
a) Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
b) Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
c) Studentët shtetas te Republikës se Kosovës qe fillojnë studimet ne Universitetin e Gjakovës, vitin e parë të studimeve e kanë falas.
d) Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime te rregullta.